Drejtori i futbollit të Barcelona, Andoni Zubizarreta, ka përgënjeshtruar lajmin se Barcelona po mundohet të shesë sulmuesin David Vija në merkaton e janarit. 31 vjeçari nuk është më titullar në radhët e katalanasve, ndonëse ka lënë pas dëmtimin e tij dhe ka shfaqur një formë të mirë sa herë që është aktivizuar, duke shënuar rregullisht.
Por përflitet se ai ka shprehur pakënaqësi me faktin se po qëndron në stol para lojtarëve që nuk shënojnë dhe për këtë arsye, katalanasit po mendojnë ta largojnë gjatë janarit, me Arsenalin që është një nga klubet e interesuara për të siguruar shërbimet e tij.
“Në janar Vija do të qëndrojë këtu. Është e rëndësishme të kujtojmë se Barcelona është një klub që zakonisht nuk pranon oferta për yjet e saj gjatë merkatos së janarit”.
“David është një lojtar që i sjell gola dhe intensitet lojës së skuadrës tonë. Tani që është riaftësuar nga një dëmtim serioz, ai po tregon një nivel të lartë në fushën e lojës”, tha Zubizarreta për lojtarin që ka shënuar 8 gola në 15 ndeshjet që është aktivizuar me katalanasit në këtë sezon. (LajmeShqip.com)
Monday, 24 December 2012 11:30