Edi Reja është shumë pranë lamtumirës nga skuadra e Lacios dhe presidenti Lotito bashkë me drejtorin sportiv Igli Tare, kanë që tani në mend se kë do të afrojnë për sezonin ardhshëm, me dy emra që qëndrojnë në maje të listës: Zola dhe Di Mateo. Ndonëse i pari është favorit, ish-mesfushori që aktualisht drejton Çelsin, ka qenë edhe më parë në listën e dëshirave të kryeqytetasve dhe është kontaktuar që në shkurt kur Reja dha dorëheqjen dhe pastaj u rikthye brenda 24 orëve.
Xhanfranko Zola është një emër që tërheq shumë, për faktin se ai është simbol i lojës së bukur dhe mund të sjellë në ekip frymën angleze, pasi ka qenë një idhull në të gjitha skuadrat ku ka luajtur.
Por hipoteza Di Mateo është më e mundshmja, pasi ish-mesfushori i Lacios që aktualisht drejton Çelsin, duket se ka eksperiencën e duhur për një skuadër në nivele të larta. Fakti që drejtuesit e Çelsit nuk duken të mendimit ta mbajnë atë edhe në sezonin e ardhshëm, e bën më të lehtë tentativën e drejtuesve të Lacios për ta bindur të kthehet në një ekip ku fitoi famë shumë vite më parë.
Sipas mediave italiane, Di Mateo ka bërë edhe sugjerimet e para për ekipin e të ardhmes, duke këshilluar drejtuesit bardhekaltër që të blejnë Burak Jilmaz, sulmuesin turk i cili pritet të formojë dyshen e sulmit me Klosen në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 May 2012 15:36