Gjithmonë është ai që flet vetëm atëherë kur është nevoja dhe vendi i duhur. “Real Madrid është duke u ndërtuar”, ishte deklarata e radhës e Zidanes. Ai ka thënë se Real Madrid është duke u ndërtuar, në krye me trajnerin Mourinho dhe me futbollistet Ronaldo, Kaka, Casillas, Benzema, Alonso, Ramos e Pepe.
“Diçka është shumë e pastër, Real Madrid është duke u ndërtuar, ai është duke u mobilizuar, ka një projekt i cili gjithmonë i bindë futbollistët për të arritur maksimumin. Të jesh pjesë e Real Madridit është një motiv për jetën dhe jo vetëm për futbollin. Unë dhe te gjithë të tjerët shpresojmë që në vitin e ardhshëm Realin ta shikojmë me tri kupa, Ligën e Kampionëve, La Ligën dhe Kupën e Mbretit”, ka thënë ish-ylli francez i këtij klubi.
“Transferime më nuk duhet të ketë. Nurin Sahin është një transferim dhe mendoj që do të jetë i nevojshëm, kemi një kapacitet të madh të futbollistëve, të cilat janë profesionistë, dhe nuk mendoj që ne duhet të largojmë futbollistë”, tha Zidane.
Ndërsa, kur u pyet për largimin e mundshëm të Kakasë, ai ka thënë: “Nuk kam ide se çfarë është duke ndodhur, unë shumë me herët kam deklaruar se Kakasë i duhet një kohë për t’u rikthyer ne formën e tij, shpresoj dhe besoj se ai do të qëndrojë këtu, ai është i nevojshëm për ne“, tha Zidane.
Ndërsa, Alvaro Arbeloa, në një deklaratë për të përditshmen spanjolle “Marca”, ka deklaruar se Cristiano Ronaldo është fantastic, ndërsa është futbollisti i vetëm momental i cili e meriton “Këpucën e Artë”.
“Ai është, thjesht, fantastik dhe nuk është i lodhur asnjëherë, ndonjëherë e pyes se a është i lodhur, por ai gjithmonë vazhdon të luajë dhe të ndihmojë skuadrën e tij”.
“Te shënosh 38 gola dhe të thyesh aq shumë rekorde, është një befasi e madhe për të dhe një kënaqësi e madhe për ne, bashkëfutbollistët e tij”, përfundoi Alvaro Arbeloa.
Edhe Pepe për tha se është i lumtur në Real Madrid dhe pret edhe shumë vite të tjera këtu, ndërsa shpreson në shumë tituj të fituar me ketë skuadër.
“Është e vërtetë se gjithmonë kisha një dëshirë që të luaj në Madrid, e tash jam këtu dhe nuk mund t’ia lejoj vetes që të largohem nga këtu për fajin tim”.
“Është një ndjenjë e veçantë që të kesh në skuadër futbollistë si Ronaldo, Kaka apo Casillas. Ata janë një motiv shtesë, për të cilin ne jemi këtu”, përfundoi Pepe.
Wednesday, 18 May 2011 08:36