Drejtori sportiv i Real Madrid, Zinedin Zidan, ka treguar se do të dëshironte që në të ardhmen të bëhej trajner.
Ish-futbollisti francez zëvendësoi në këtë detyrë ekzekutive Horge Valdanon në korrikun e vitit 2011, po pavarësisht se pranon që është i lumtur me punën që kryen te klubi madrilen, ai do të dëshironte të bënte provë këtë eksperiencë të re në të ardhmen.
“Dua të bëhem një trajner, herët a vonë. Dua që t’u kaloj brezave diçka, si për shembull eksperiencën time. Kjo është ajo që bëj më mirë dhe që njoh më mirë”, tha 39 vjeçari për “Radio France Info”.
“Po unë kam mjaftueshëm kohë. Nuk jam ngutur asnjëherë, pasi nuk kam ambicie personale, unë thjesht dua të mësoj sa më shumë gjëra. Kjo është ajo që më nevojitet për të evoluar, është një evolucion natyral”.
Më pas ai foli edhe për shanset e kombëtares franceze në Euro 2012, ndërsa mendon se ekipi i drejtua nga Loran Blank ka shanse reale për të bërë diçka të mirë në në këtë turn.
“Ata kanë gjithçka që u nevojitet, sidomos një trajner të mirë, i cili është i rëndësishëm. Kanë lojtarë me cilësi si Riberi dhe Benzema”, u shpreh Zidan. (LajmeShqip.com)
Saturday, 24 March 2012 17:50