Anzhi Makhachkala ka përfunduar nënshkrimin me Yuri Zhirkov nga Chelsea, në një kontratë 4-vjeçare. 27-vjeçari iu tha përkrahësve të klubit të tij të ri se ka kënaqësinë që iu është bashkëngjitur këtyre të fundit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu në Makhachkala,” tha Zhirkov, sipas Reuters. “Unë shpresoj që të bëjë debutimin tim me Anzhin në lojën tonë të ardhshme kundër Spartak Moskës”.
Rusi u bashkua me Chelsean nga CSKA e Moskës në vitin 2009, për një shumë të konsiderueshme, por pas dështimit për të gjetur veten në skuadrën bazë, ai është kthyer në Premier Leaguen Ruse.
Anzhi ka mbështetje të rëndësishme nga miliarderi rus, Kerimov Sulejman, i cili ka sjellë lojtarë të profilit të lartë, duke përfshirë blerjen e Roberto Carlosit dhe Balazs Dszudszak. (LajmeShqip.com)
Monday, 08 August 2011 12:15 