Simone Pepe mund të jetë në r
rugë për t’u larguar nga Juventusi në këtë verë, pasi Zenit St Petersburg ka treguar interes për nënshkrimin e sulmuesit të gjithanshëm, njofton La Gazzetta dello Sport.
Trajneri i Zenitit, Luciano Spalletti, është në kërkim të shtojë gjak të freskët për skuadrën e tij para afatit kalimtar dhe e konsideron 27-vjeçarin si ideal për taktiken e tij.
Spalletti do të përballet me një detyrë të vështirë për të tërhequr Pepen larg nga Juventusi, sepse torinezët janë në kërkim për të shtuar në skuadrën e tyre në vend se t’i+- shesin lojtarët e tyre të mirë.
Pepe iu bashkua Juventusit nga Udinese, përpara fushatës 2010-11, për një marrëveshje njëvjeçare huazim dhe Juve më pas e bëri sulmuesin të qëndrojë në Torino. Ai ka një kontratë me klubin e tij aktual deri në verën e vitit 2015. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 23 August 2011 19:10