Suksesi i Skënderbeut në Ligën e Kampionëve do të shpërblehet maksimalisht.
Shuma që do të përfitojnë Skënderbeu është marramendëse për një klub shqiptar. Deri tani Skënderbeu ka kaluar dy faza në Evropë, teksa fillimisht eliminoi Crusaders dhe më pas Milsamin duke përfituar 700 mijë Euro.
Por tani vjen pjesa më e rëndësishme, pasi nëse Skënderbeu kalon play-off-in dhe futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve do të përfitonte automatikisht 12 milionë Euro, ndërsa më pas fitorja në grupe llogaritet 1.5 milionë Euro, ndërsa barazimi 500 mijë, pa llogaritur të drejtat televizive dhe biletat.
Ndërsa në rastin më te keq, pjesëmarrja në grupet e Europa League, që tashmë Skënderbeu e ka siguruar do të mbushte arkat e klubit me 3 milionë Euro, shkruan Gazeta Olle.
Shuma do të rritej më pas, pasi fitorja e një ndeshje në fazën e grupeve vlen 360 mijë Euro, ndërsa barazimi 120 mijë Euro.
Friday, 07 August 2015 10:51