Javier Zanetti është i vendosur për të thyer rekordin e Giuseppe Bergomit, si lojtar me paraqitjen më të madhe për Interin, në qoftë se ai merr pjesë në Giuseppe Meazza në ndeshjen kundër Novaras.
Argjentinasi luajti ndeshjen e tij të 756 në barazimin kundër Romës, në fundjavë. Zanetti është tronditur në perspektivën e arritjes së tillë historike.
“Kurrë nuk kam menduar se mund të jem kapiten i tillë i një klubi të madh. Bergomi ishte shumë krenar për mua. Nuk ka asnjë mënyrë për të shprehur se si ndjehem për këtë. Interi është një familje e madhe për mua dhe klubi është si një shtëpi e dytë për mua,” tha Zanetti për Sky Sport 24.
38-vjeçari iu bashkua Interit nga Banfield ,në verën e vitit 2005 dhe ka fituar pesë tituj të Serie A dhe katër Coppa Italia.
Pika kulmore e karrierës së tij me Interin erdhi në vitin 2010, kur ai e ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Bayern Munichun 2-0.
Zanetti është nën kontratë me Interin deri në verën e vitit 2013. (Lajmeshqip.com)
Tuesday, 20 September 2011 21:29