Në një interviste për SS, kapiteni legjendar i Interit kujton të kaluarën e tij.
“Historia ime në Inter është e mrekullueshme. Kur unë u transferova këtu në vitin 1995, mund të luanin vetëm 3 joevropianë dhe në skuadër ishin Paul Ince, Roberto Carlos dhe Rambert, kurse unë mund të isha i huazuar në atë kohë, por me largimin e Cavalese nga skuadra, unë kisha mundësi më shumë që të luaja dhe kështu fillova aventurën me Inter. Gëzimi më i madh në atë kohë ishte fitorja me Real Madridin. Ajo natë ishte e mrekullueshme pasi që të gjithë ne ishim të uritur që të fitonim Ligën e Kampionëve. Do te doja që të luaja edhe një herë ndeshjen e 5 Majit kundër Lazios”.
Zanetti përgjigjet edhe për shokët e tij më kuriozë. “Më i ngathti? – Samuel Eto’o. – Ndonjë tjetër? – Materazzi, pasi që ai flet shumë, kurse më precizi Cambiasso.
Thursday, 19 May 2011 22:56