Kapiten Javier Zanetti, ka folur per InterChannel pas fitores nëe ndeshjen kundër Fiorentines: “Kemi arritur të japim një përgjigje të madhe edhe një herë tjetër, ishte mjaft e rëndësishme të fitonim sot, edhe për një përgatitje më të mirë të ndeshjes të së mërkurës kundër Romës, skuadra mund te them se ka arritur të beje një punë te shkëlqyer.”
Probleme Fizike?: “Asgjë serioze, thjesht një dhimbje e vogël në këmbe por asgjë serioze.”
Në sezonin e kaluar kemi arritur të fitojmë kupën ndërsa tani kemi arritur të sigurojmë një vend për Champions League e ardhshme.
Coutinho ?: “Duket si Im bir. Kemi një raport së bashku si Baba e Bir, mund të them se jam mjaft i lumtur për atë çka ai ka arritur të japë në fushën e lojës. Nuk ishte e thjeshte për të, duke parë edhe hapësirat e pakta që i ishin dhëne deri me tani, dhe kjo mund të them se ka qene mundësia e tij që Leo i ka dhëne, mundësi që ka arritur ta shfrytëzojë mjaft mirë duke treguar edhe një here cilësitë që ka.”
Monday, 09 May 2011 06:36