Javier Zanetti, nënkryetari i Interit, beson se Neroazzurët e kanë ngushtuar diferencën me Juventusin.
Pas disa sezoneve zhgënjyese në Serie A dhe garat europiane, Interi ka ngushtuar diferencën me kampionin e Italisë, Juventusin.
Kështu mendon legjenda e Interit, Javier Zanetti, i cili beson se skuadra nga San Siro ka një sezon premtues pas disa transferimeve.
“Ne jemi duke punuar shumë që të kthehemi në krye. Do të doja të mendpja se ne tashmë e kemi zvogëluar diferencën me Juventusin”, ka deklaruar ai.
“Objektivi ynë është që të rikthemi në Europë dhe jemi duke bërë gjithçka që të bëhemi një skuadër garuese”, ka theksuar Zanetti.
Wednesday, 22 July 2015 15:54