Havier Zaneti ka rinovuar edhe një tjetër vit kontratën e tij me Interin, duke vazhduar të jetë pjesë e aktive e zikaltërve. Për kapitenin, që do të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit 2013-2014, ky do të jetë edicioni i 19-të që vesh fanellën e ekipit ku tashmë ka statusin e legjendës.
“Para se gjithash dëshiroj të falënderojë klubin për besimin që më ka dhënë. Kemi folur gjatë për dëmtimin që pësova dhe vendosëm në fund që të ishim edhe një vit bashkë. Shpresoj që të arrij të shpagoj në fushë këtë besim dhe vlerësim karshi meje”, tha ai.
“Dua të falënderoj edhe tifozët e shumtë që në këtë periudhë më kanë treguar dashurinë e tyre, duke e bërë këtë edhe karshi skuadrës. Ata kanë treguar gjatë fushatës së abonimeve se duan që të qëndrojnë pranë ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Unë po bëj gjithçka është e mundur që të shërohem dhe të vihem në dispozicion të trajnerit dhe shokëve të mi”. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 12 June 2013 23:01