”{te
Javier Zanetti, kapiteni legjendar i Interit, i cili sot ndaj Romës do të luajë ndeshjen e tij zyrtare të 1000-të në karrierën si profesionist, u shpreh se i mungon një titull me kombëtaren e Argjentinës në palmaresin e tij.
“Më mungon një titull me kombëtaren, dua që të paktën të fitoj Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Argjentinë në këtë qershor,” theksoi Zanetti i cili ka luajtur 139 ndeshje me kombëtaren e vendlindjes së tij.
Legjenda e Interit deklaroi se mendon të respektojë kontratën që ka me Interin dhe më pas do të vendosë për vazhdimin e karrierës.
“Do të qëndroj tek Interi deri ne vitin 2013 dhe objektivi im është të luaj në Botërorin e viti 2014, në Brazil.
mplate1}
Wednesday, 11 May 2011 17:23