Mbrojtësi italian i Milanit, Gianluca Zambrotta u intervistua nga La Gazzeta della Sport, në të cilën foli kryesisht për tregun e Milanit.
“Për të qenë të përgatitur për të dy frontet, na duhen një apo dy mesfushorë klasi., Pirlo u largua, na mungon një lojtar me karakteristikat e tij. Fabregas mund të jetë, njeri i mirë dhe me cilësi të jashtëzakonshme. Është njeriu i duhur”, deklaroi Zambrotta.
Pas fjalëve të Allegrit, i cili kishte pranuar nevojën për të marrë një mesfushor me cilësi të Fabregasit, janë shtuar edhe fjalët e Zambrottas, i cili me shumë lumturi e mirëpret mesfushorin katalunas, i cili luan për Arsenalin.
“Unë shpresoj se Cassano mbetet. Kur ai luajti vitin e kaluar bëri diferencën. Thiago Silva do të qëndrojë, ndryshe nuk do të kishte rinovuar”, tha Zambrotta.
Mbrojtësi italian, në fund tha: ”Unë jam i lumtur për El Shaaraëy, është një djalosh premtues”.
Monday, 27 June 2011 15:27