Japonia duhet të “fshijë” nga fusha e lojës Andrea Pirlon nëse shpreson të ketë shanse për të mposhtur Italinë në ndeshjen e Kupës së Konfederatave. Kjo është taktika që po mendon të përdorë Alberto Zakeroni, trajneri i përfaqësues aziatike që njeh mirë futbollistin italian.
“Do të përqendrohemi te Pirlo dhe Baloteli, por kuptohet, jo vetëm te ata, pasi Italia ka lojtarë të mëdhenj në çdo repart të fushës. Por kuptohet që boshti i rëndësishëm për Italinë është ai që lidh Pirlon me Balotelin dhe kur të ketë topin, do të mundohemi t’i vendosim nën trysni”.
“Do të jetë e rëndësishme për ne që t’i mbyllim përfundimisht dhe ta bëjmë më të vështirë për Balotelin të marrë topin e për Pirlon ta mbajë atë në zotërim për periudha të gjata, duke kërkuar me qetësi për ta kaluar te futbollistët e tjerë”, ishte shpjegimi i trajnerit italian. Zakeroni po ndërton kështu një taktikë tjetër për të përballuar ndeshjen që është shansi i fundit i kësaj përfaqësueseje në Kupën e Konfederatave, pasi një humbje i eliminon përfundimisht nga turneu. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 19 June 2013 07:35