Mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alves, mendon se Pedro Rodriguez duhet të dëgjoi zemrën e tij nëse dëshiron të qëndroi apo të largohet nga Camp Nou.
Manchester Unitedi ka kohë që po kërkon shërbimet e sulmuesit katalanas, ku ky i fundit pritet të largohet për shkak të minutazhës së vogël në formacionin e trajnerit Luis Enrique, pasi që treshja Neymar, Lionel Messi e Luis Suarez, janë të pazëvendësueshëm.
“Është gjithçka në dorën e tij nëse dëshiron të qëndroi apo të largohet. Nëse e shihni se klubi aktual nuk ju dëshiron shumë atëherë duhet t’i dëgjoni ofertat tjera, kjo vlen edhe për Pedron”, ka deklaruar Alves.
Tuesday, 11 August 2015 10:04