Mario Jepes është një siguri në mbrojtjen e “djallit kuqezi”.
Një lojtar që mund të ishte në radhët e një klubit të madh prej disa vitesh, ndërsa ka shkuar në Milano vetëm këtë vit, pasi ka kaluar dy sezone me fanellën e Chievos, ku ka luajtur shumë mirë.
Deri tani ka zhvilluar njëmbëdhjetë ndeshje në kampionat, duke debutuar me ngjyrat kuqezi në javën e dhjetë të Serisë A, gjatë ndeshjes Bari-Milan, e përfunduar 2-3 për formacionin e Alegrit.
Me të në fushë Milani ka fituar 8 herë, ka marrë 3 barazime dhe nuk ka humbur asnjë takim.
Janë realizuar 21 gola dhe janë pësuar vetëm 6 në 11 ndeshjet e luajtura nga Jepes.
Në këto ndeshje Milani ka marrë 27 pikë, nga 33 që ishin në dispozicion ose, e thënë ndryshe, 81,82% të pikëve në dispozicion.
Në fakt gjatë ndeshjes Milan-Brescia, në javën e 15-të, Jepes është futur në lojë në pjesën e dytë, ndërsa në të 20-ën gjatë Lece-Milan, e përfunduar 1-1, është aktivizuar në minutën e 93-të. Kështu fitoret do të zbrisnin në shtatë dhe barazimet në 2.
Milani do të grumbullonte 23 pikë nga 27 në dispozicion. Në ndeshjet e luajtura deri tani nga “SuperMario Yepes”, kolumbiani ka qenë 10 herë në krah të Tiago Silvës dhe vetëm 1 herë në krah të Alesandro Nestës, pikërisht në Bari.
Thursday, 28 April 2011 13:39