Xhon Terri ka treguar krenarinë e tij për faktin se është kapiteni i Çelsit si dhe ka qenë kapiteni i Anglisë, duke zbuluar se ka në shtëpi një koleksion mjaft të veçantë, atë të shiritave të kapitenit që ka mbajtur në krahë gjatë të gjithë karrierës së tij.
Mbrojtësi i Çelsit postoi në Instagram një fotografi me dhjetëra shirita kapiteni të koleksionuar gjatë viteve. “Unë ruaj si kujtim çdo shirit kapiteni timin në çdo ndeshje që kam luajtur. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e koleksionit”, ishte komenti i tij për këtë foto.
Aty dallohen qartë shumë prej shiritave të kapitenit që ka mbajtur edhe te përfaqësuesja e Anglisë, ashtu si edhe ajo e shndritshmja me mbishkrimin “Të bashkuar kundër racizmit”, që vuri në krah në ndeshjen kundër Shakhtar Donetsk në Ligën e Kampioneve.
Ish-kapiteni i Anglisë, ka marrë shiritin te skuadra e Çelsit zyrtarisht që në vitin 2004, duke fituar 12 trofe që në atë periudhë. Terri ishte kapiten i kombëtares për dy periudha të ndryshme, derisa vendosi të tërhiqej nga “tre luanët” në shtatorin e vitit të kaluar. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 16 January 2013 15:02