Sulmuesi i përfaqësueses italiane të futbollit, Alberto Xhilardino, ka pranuar ofertën e Xhenoas dhe që nga java e ardhshme do të jetë futbollist i kësaj skuadre, duke shënuar lëvizjen e parë të merkatos në Itali. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i ekipit, Enriko Preciozi, i cili ka treguar detajet e marrëveshjes.
“Kemi arritur akordin me lojtarin dhe mbetet vetëm firma e Fiorentinës. Duket se si lojtari, ashtu edhe klubi, kishin nevojë për ndryshim, ndaj ne shfrytëzuam rastin për të bërë lëvizjen tonë. Amauri? Vonoi në përgjigjen e tij dhe ne shikuam alternativat e tjera”, ishte deklarata e Preciozit.
Megjithatë, klubi i Firences nuk do të zyrtarizojë asgjë derisa të sigurojë një lojtar tjetër në vijën e sulmit. Emrat më të mundshëm janë Maksi Lopez, Pinija, Amauri dhe Flokari. (LajmeShqip.com)
Thursday, 29 December 2011 11:39