Xherdan Shaqiri është duke pritur ‘dritën e gjelbër’ nga Bayern Munich për të nënshkruar me Stoke Cityn.
Xherdan Shaqiri ka kryer me sukses testet mjekësore dhe ka arritur marrëveshje me Stoke Cityn, derisa ka mbetur vetëm nënshkrimi i marrëveshjes.
Gjithashtu Interi dhe klubi nga Premierliga kanë arritur marrëveshje për transferimin e yllit kosovar në Premierligë.
Por, zyrtarizimin e këtij transferimi po e pengon Bayern Munich, raporton tabloidi zviceran Blick.
Sipas këtij mediumi, Shaqiri ka qenë vetëm i huazuar te Interi deri në fund të këtij sezoni, por me opsion blerje.
Kështu, Xherdan Shaqiri është duke pritur ‘dritën e gjelbër’ nga Bayern Munich për të nënshkruar me Stoke Cityn.
Tuesday, 11 August 2015 10:25