|
|
Monday, 31 December 2013 10:18 Stiven Xherard e ka etiketuar si një “magjistar” sulmuesin Luis Suarez pasi uruguaiani shënoi dy gola në suksesin e djeshëm me rezultatin 3-0 ndaj QPR. Sulmuesi shënoi dy herë që në minutat e patra të ndeshjes, duke thjeshtësuar fitoren e skuadrës së tij në këtë sfidë të fundit për vitin 2012.
“Ai ka treguar një formë brilante për ne që në momentin kur erdhi në këtë klub. Çdo javë po vërteton çfarë lojtari i shkëlqyer është. Kundërshtarët kanë mundësi të luajnë vetëm dy herë në vit kundër tij, ndërsa ne e kemi në stërvitje çdo ditë. Ai është një magjistar”, ishin elozhet e Xherard.
Kapiteni i Liverpulit nuk pranon që ndeshja ishte e thjeshtë për skuadrën e tij, ndonëse Suarez gjatë 45 minutave të para e kishte shumë të lehtë të depërtonte në mbrojtjen e QPR.
“Do të ishte mungesë respekti po të deklaroja se ndeshja ishte e thjeshtë, ndonëse QPR po kalon një periudhë negative për momentin. E dinim që po ta fillonim mirë ndeshjen, do të qetësonim tifozët e tyre dhe futbolli ynë do të dominonte. Ky ndoshta ishte fillimi më i mirë i ndeshjes që kemi bërë në këtë sezon”, shpjegoi kapiteni, i cili ia dedikoi fitoren trajnerit Brendan Roxhers, i cili nuk udhëtoi me skuadrën për shkak të një viroze gripale. Meqenëse edhe pjesëtarë të tjerë të stafit janë diagnostikuar me të njëjtën virozë, ai ka preferuar që të qëndrojë sa më larg skuadrës, në mënyrë që të mos e kalojë atë te lojtarët. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »