Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, nuk është se ka mirëpritur shokët e tij të rinj të skuadrës të afruar nga klubi gjatë merkatos verore, pasi ka bërë të qartë se di shumë pak gjëra rreth tyre. Klubi ka afruar gjatë merkatos mbrojtësin e Mançester Sitit, Kolo Ture, mesfushorin e Seviljes, Luis Alberto, sulmuesin e Selta Vigo, Iago Aspas dhe portierin e Sandërlend, Simon Minjolet
“Di shumë pak gjëra, sidomos për dy spanjollët, Aspas dhe Alberto. Gjithsesi, kam shumë besim te Brendan dhe departamenti i kërkuesve se kanë marrë vendimin e duhur. Por kam filluar që tani yë kërkoj copëz informacioni për lojtarët e rinj që kemi afruar”, ishte pohimi i Xherard për televizionin e klubit.
“Tani thjesht po pres me padurim të kthehem përsëri në punë në javën e ardhshme dhe të shoh se çfarë do të ofrojnë këto lojtarë të rinj për të ndihmuar skuadrën të paraqitet me e fortë në luftën e saj për katër vendet e para në kampionat”, tregoi ai për ambiciet e klubit në sezonin e ardhshëm. (LajmeShqip.com)
Thursday, 27 June 2013 22:12