|
|
Thursday, 15 November 2012 11:40 Stiven Xherard, kapiteni i kombëtares angleze, e ka cilësuar golin e katërt të shënuar nga suedezi Zlatan Ibrahimoviç në ndeshjen miqësore mes dy kombëtareve si “më të bukurin” që ka parë ndonjëherë. Ibra shënoi 4 gola në takimin e fituar 4-2 nga Suedia, por i fundit ishte një kryevepër me roveshatë nga 25-30 metra në pozicion diagonal me portën, një gol që e bëri njëkohësisht atë lojtarin me më shumë rrjeta të tundura në këtë përfaqësuese, me 40 të tilla.
“Ndonjëherë duhet të ngresh duart lart para një paraqitje të veçantë individuale. Ajo ishte një paraqitje e klasit botëror nga një lojtar i klasit botëror. Ky ishte goli më i bukur që kam parë ndonjëherë. Para tij, në majën e listës ishte roveshata e Uejn Runi ndaj Mançester Sitit. Të gjithë e dinë se sa special ishte ai gol”
“Por ky i Ibrahimoviç, nga ajo distancë, me topin në atë lartësi në ajër… vetëm disa lojtarë mund ta bëjnë atë goditje dhe sigurisht që Ibrahimoviç është një lojtar shumë i veçantë. Ishte një nga paraqitjet më të mira individuale që kam parë nga një futbollist, kjo ishte nata e tij”, pranoi kapiteni i përfaqësueses angleze i cili regjistroi ndeshjen e tij të 100-të me kombëtaren dhe u duartrokit gjatë edhe nga publiku vendas në Stokholm kur u zëvendësua nga trajneri Hodgson.
Ndërsa Ibrahimoviç ka komentuar me humor veprimin e tij akrobatik, ndonëse ka pranuar se nuk ishte ky goli i tij i preferuar i kësaj nate, ku ai u bë futbollisti i parë në histori që arrin t’i shënojë katër gola në një ndeshje Anglisë.
“Ishte magji, magji… As unë nuk e di se çfarë më kaloi në mendje. Thjesht pashë portierin që dilte nga porta dhe po mendoja a të shkoja të përplasesha me të apo të prisja kur ta largonte topin? Kur e gjuajti me kokë, thjesht mendova se do të provoja të shënoja. E godita topin dhe vetëm kur u rrëzova në tokë e pashë që përfundoi në rrjetë. Kam shënuar disa gola të bukur në karrierën time, por kurrë 4 gola në një ndeshje për kombëtaren. Personalisht më pëlqeu më shumë goli i parë pasi ishte historik, ishte goli i parë në stadiumin e ri”, ishin fjalët e sulmuesit suedez. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »