Stiven Xherard është i kënaqur nëse Liverpuli fiton disa herë Kupën Karling dhe nuk kualifikohet në Ligën e Kampioneve.
“Të kuqtë” janë vetëm një hap larg finales së kësaj kupe pas 15 vjetësh dhe kapiteni ka pohuar se të varë në qafë medaljen e fituesit i intereson më shumës se sa të luajë çdo vit në Ligën e Kampioneve.
“Si lojtar, nuk dua që të the
m se përfundova mes katër ekipeve më të mira në kampionat 4-5 herë. Unë dua që të shoh prapa dhe të them që fitova Kupën Karling tre herë. Apo katër. Apo pesë”.
Pas gjysmëfinales me Mançester Sitin, për Liverpulin do të jetë një tjetër provë e rëndësishme të shtunën kur do të vihet përballë Mançester Junajtid për Kupën FA.
Këto dy turne janë e vetmja mundësi për këtë skuadër të sigurojë trofe këtë sezon, duke parë që nuk renditet mes pretenduesve për titullin kampion në Premier League. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 25 January 2012 11:52