Klubi Thai Kick-Box “Team Bajrami” në Zvicër që udhëhiqet nga vëllezërit Xhavit, Tefik dhe Ferid Bajrami ka marrë licencën për organizimin e evenimentit më prestigjioz të kick-boksit botëror, atë të K-1.
Pas rreth 2 muajsh bisedime vëllezërit Bajrami të mërkurën kanë marrë konfirmimin nga organizatoret e K-1 në Japoni se fitojnë të drejtën e organizimit të eventit në Zvicër për turneun e madh “K-1 World Max” .
Me datën 2 Korrik do të zhvillohet turneu “K-1 World Max – 70kg Swiss Tournament”. Në këtë turne do të marrin pjesë 8 kick-boksierët më të mirë të Zvicrës. Fituesi i këtij turneu kualifikohet direkt në turneun e “K-1 World Max Europe” që do të zhvillohet në pranverë.
Kampioni aktual i botes në kick-boks Xhavit “Gentleman” Bajrami në versionet ISKA & WKN do të marrë pjesë në super meçin e mbrëmjes. Gjëntëllmeni është direkt i kualifikuar në mesin e 16 më të mirëve të turneut që zhvillohet në Japoni .
Saturday, 21 May 2011 13:36