Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, thotë se ata mund të jenë të kënaqur me rezultatin 2-2, ndaj kundërshtarëve dhe rivalëve të Barcelonës, të zhvilluar të dielën në ndeshjen e parë të Superkupës së Spanjës, në Madrid.
Reali tani do të udhëtojë në Barcelonë dhe ka nevojë për një fitore, praktikisht, për të fituar titullin e parë para fillimit të sezonit.
Por, Xabi këmbëngulë: “Rezultati nuk
është as mirë e as i keq, ka një ndjenjë të mirë brenda lojtareve dhe ne mund të shkojmë në Camp Nou me besim të plotë”.
“Ky nuk është trofeu më i rëndësishëm, por është e rëndësishme që ne të luajmë mirë”, tha ai.
“Ne hodhëm gjithçka në këtë lojë. Barazimi nuk është rezultat i keq”, tha Alonso. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 13:04