Barazimi ishte ndeshja e dytë radhazi në të cilën Madridi nuk kishte arritur të marrë pikë të plota, por Xabi thotë se ka ende kohë për t’i rikuperuar këto pikë.
“Ne nuk jemi mirë në këtë moment, por kemi kohë për të ndryshuar. Ne jemi një grup i bashkuar i lojtarëve, të cilët duhet të ndihmojnë në këtë drejtim”, tha Alonso për faqen zyrtare të klubit.
“Ndeshjet tona kundër Racingut dhe Levantes ishin të ndryshme, por të dy kundërshtarët e bënë mirë punën e tyre, ndërsa ne jo. Ne kemi gjetur 2 fusha të vështira për të krijuar shanse për shënim.”
“Futbolli nuk është shkencë, nganjëherë fitoni, nganjëherë jo, por ne nuk duhet të humbasim besimin, ky është një kampionat i gjatë dhe ka ende shumë për të luajtur.”
“Gjëja e parë që ne duhet ta bëjmë është të fitojmë të shtunën,” tha ai.
“Rayo është një kundërshtar i vështirë dhe ne nuk mund të përballojmë më shumë gabime.”
Madridi kanë rënë në vendin e shtatë në tabelë, në Premiera Divizion me shtatë pikë nga katër ndeshje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 22 September 2011 13:54