Wesley Sneijder e ka ngacmuar Manchester Unitedin, duke i kthyer përgjigjen një fansi që e pyeti se a do të transferohet tek United apo jo. Sneijder nuk iu përgjigj as me jo as me po, por me një përgjigje ngacmuese.
Sir Alex Ferguson e admiron shumë Wesley Sneijderin dhe duket se do të jetë objektivi kryesor i tij në këtë stinor. Asi holandez pritet të marrë një vendim për të ardhmen, para se të shkojë në pushime verore.
Sneijder që më parë ka pranuar se e admiron dhe është fans i Unitedit, thotë se ai mund të kalojë tek “djajtë” në këtë sezon.
Kur u pyet se a do ta dëshironte kalimin tek United, ai u përgjigj në këtë formë: “Do ta shohim”.
Tuesday, 21 June 2011 10:30