Se Wesley Sneijder është pranë largimit nga Interi dihet, por shtypi anglez shkon edhe më tej me lajmet, duke konfirmuar se, prej nesër, holandezi do të jetë i Manchester Unitedit.
“DM” është ajo që zbulon negociatat e fshehta mes klubit të Fergusonit dhe Moratit. “Djajtë e kuq” kanë zgjedhur mesfushorin e Interit si pasardhësin e Paul Scholes, ndaj do të bëjnë çmos për ta siguruar.
Anglezët flasin edhe për shifrat e operacionit, që janë, thjesht 35 deri në 39 milionë euro.
Mesa duket, mbetet për t′u bindur vetëm bashkëshortja e lojtarit, Jolante, e dashuruar me Milanon dhe jo e gatshme për t′u transferuar në Manchester United, një qytet që nuk e tërheqë edhe aq modelen-aktore.
Monday, 11 July 2011 11:19