Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se humbja 3 me 2 nga Olympiacosi në xhiron e dytë të Ligës së Kampionëve është “kafshatë që s’kapërdihet”.
Golat nga Theo Walcott dhe Alexis Sanchezi nuk i ndihmuan “Topçinjtë” nga humbja prej grekëve.
“Është akoma e mundur të kualifikohemi, por është e vështirë të përballojmë një humbje të tillë. E humbëm sepse nuk kishim koncentrik në mbrojtje dhe ishim të pafat. Ata patën katër gjuajtje në gol dhe ne pranuam tre herë”, ka thënë Wenger për BBC.
“Pika e kthimit ishte në rezultatin 2 me 2 kur ne ua falëm menjëherë një gol. Nëse do të qëndronte 2 me 2 për pesë minuta, do të fitonim ndeshjen”, ka shtuar Wenger duke thënë se gabimi i portierit David Ospina në golin e dytë të grekëve mund t’i ndodhë gjithkujt.
Arsenali është në fund të Grupit F me dy humbje në dy ndeshje. Takimin e radhës Arsenali e zhvillon kundër Bayernit më 20 tetor.
Wednesday, 30 September 2015 08:13