Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i ka dërguar ftesë Aleksandar Vuçiqit që të vijë në Shqipëri për të shikuar së bashku ndeshjen me Serbinë
Aleksandar Vucic ende nuk ka marr vendim nëse do të jetë në Shqipëri për ta përcjell për së afërmi këtë ndeshje, teksa ka lënë të kuptohet se shkaktari që ai të mos jetë në Shqipëri është Hashim Thaçi, që gjithashtu është ftuar nga Edi Rama.
“Nuk e di nëse do të jem prezent në Elbasan Arena. Edi Rama ka ftuar politikanë të shumtë të rajonit, përfshirë këtu edhe Hashim Thaçin. Nuk është se më pengon, por thjeshtë ende nuk kam vendosur nëse do të shkojë apo jo”, është shprehur Vuçiq.
Saturday, 03 October 2015 09:19