Vonesat e avionëve zakonisht shtyhen duke lexuar ndonjë revistë apo thjesht duke ia futur një sy gjumë. Po skuadra e Çelsit ka vendosur të veprojë ndryshe gjatë qëndrimit të zgjatur në aeroportin e Siatëll.
Londinezët, të bllokuar për më shumë se gjysmë ore në avion dhe të detyruar të presin për një kohë të gjatë për nisjen e fluturimit të tyre me drejtim Nju Jork, kanë marrë leje dhe kanë zbritur nga avioni në pistë.
Nën drejtimin e stafit të përgatitësve atletikë, ata kanë zhvilluar një seancë të vërtetë stërvitore aerobike nën vështrimin e punonjësve të aeroportit amerikan, të cilët shihnin për herë parë një shfaqje të tillë të çuditshme.
Çelsi udhëtonte drejt Nju Jork ku do të ndeshet në një miqësore me Paris Sent Zhërmen. (LajmeShqip.com)
Saturday, 21 July 2012 18:01 


