Po thuaj se të gjithë lojtarët e dëshirojnë Cesc Fabregasin të vijë te Barcelona, e njëri ndër ta është edhe David Villa.
Villa konsideron se ai mund të jetë lojtar kyç për të vazhduar sukseset e mëdha të kësaj gjenerate.
“Të gjithë e dinë se çfarë do t’i jepte ai ekipit tonë. Shpresoj që do të vijë. Jo vetëm si lojtar, po edhe si dikush që meriton të vijë”, ka thënë Villa.
Arsen Wenger kërkon 50 milionë funte për Fabregasin, një shumë që paraqet problem për Barcelonën.
Në Spanjë tërheqë vëmendje çështja “Aguero”. Tashmë të gjithë e dinë vullnetin e tij për të ikur nga Atletico. Është folur për shumë skuadra të mëdha, por tashmë duket se ka vetëm një garë dyshe midis fuqive iberike: Real e Barça.
Mourinho, nga njëra anë, dhe Messi, nga ana tjetër, do të jenë elementët fundamentalë për një vendim të tij. Çmimi i fiksuar nga presidenti i Atleticos së Madridit është 45 milionë euro. Shpesh herë presidenti Enrique Cerezo ka deklaruar se lojtarin nuk do t′ia shesë kurrë “kushëririt” rival të të njëjtit qytet, Realit: “Nuk besoj se Perez do të dojë të prishë paktin e paqes dhe të shkojë te një luftë në merkato”.
Por në ditët e sotme, vullneti i futbollistit vlenë më shumë se çdo aspekt tjetër. Dhe sinjalet për një kalim të mundshëm të tij të merenguesët ekzistojnë. Por, nëse përpara kalimi “camiseta blanca” i Aguero pengohej nga rivaliteti historik, tani është futur në mes Barcelona. Ose më mirë, është vetë Atletico që ka dëshirë të fusë në lojë Barçën, të cilës ia ka ofruar ta blejë Agueron.
Saturday, 04 June 2011 13:31