Zv/Presidenti i skuadrës së Barcelonës Carles Vilarrubi, i ka hedhur zjarrit benzinë pasi deklaroj se në një takim me në mes të sulmuesit Ibrahimoviç, agjentit, Mino Raiola dhe
presidentit të Barcelonës Sandro Rosell, Ibrahimoviç i kishte thënë presidentit se nëse nuk e lejojnë të kalojë tek Milan do ta grushtonte trajnerin Pep Guardiola në prani të të gjitha mediave.
Pas publikimit të një pjese të autobiografisë së ish-sulmuesit të Ajaksit, Juventusit, Interit, Barcelonës dhe Milani nga gazeta suedeze “Afonblandet” ka reaguar edhe zv/presidenti i Barcelonës ku ka treguar edhe një detaj interesant që rrallë kush mund ta kishte paramenduar.
“Në një takim ku ishim të pranishëm unë (Carles Vilarrubi), Zlatan Ibrahimoviç, Mino Raiola dhe presidenti, Sandro Rosell, Ibra i tha presidentit: “nëse nuk lejohem të kaloj tek Milan, unë do ta rrahë Pep Guardiolen në prani të të gjitha medieve,” tha Carles Vilarrubi në një intervistë për radion katalanase, RAC1
Vilarrubi vazhdoi: “Agjenti i Ibrahimoviç Mino Raiola, u përgjigj duke thënë: “Ibra është njeri që e bën atë çka e thotë dhe e mendon kështu që të keni kujdes.” (LajmeShqip.com)
Saturday, 05 November 2011 13:30