Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, nuk do të jetë në pankinë në ndeshjen e Kupës së Mbretit kundër Kordoba, pasi do të udhëtojë drejt SHBA për një konsultë mjekësore në spitalin “Memorial Sloan-Kettering” të Nju Jork.
Trajneri i Barcelonës kërkon një opinion të dytë rreth operacionit në gjëndrën parotide të muajit të kaluar për heqjen e një tumori. “Memorial Sloan-Kettering” drejtohet aktualisht nga doktori katalanas, Hose Baselga, i cili punonte si bashkëpunëtor me drejtorin shkencor të Institutit të Onkologjisë në Val d’Hebron, ku u operua Vilanova.
Në Nju Jork, ai do të kontrollohet nga doktori Timoti Çan, një nga ekspertët më të njohur botërorë për sëmundje të tilla.
Pikërisht për shkak të këtij udhëtimi, Vilanova do të mungojë në ndeshjen e Kupës së Mbretit ndaj Kordoba, ku skuadra e tij thuajse e ka të sigurt kualifikimin pasi ka fituar 2-0 ndeshjen e parë në fushën e kundërshtare. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 09 January 2013 09:33