|
|
Friday, 19 October 2012 10:50 Andre Viajs Boas ka tensionuar situatën para derbin londinez mes Totenhemit dhe Çelsit, duke deklaruar se fitorja e kampionatit me Porton si skuadër e pamposhtur, ishte më e vështirë se sa fitorja e bluve në Ligën e Kampioneve në sezonin e kaluar.
Trajneri portugez do të ndeshet të shtunën me ish-klubin e tij për herë të që nga momenti që e shkarkuan nga detyra në sezonin e kaluar, ndërsa kjo skuadër fitoi Ligën e Kampioneve nën drejtimin e ish-asistentit të tij, Roberto Di Mateo.
Sipas Vijas Boas, suksesi evropian ishte më i lehtë për t’iu arritur sesa fitorja e kampionatit pa asnjë humbje, të cilën ai e ka realizuar me Porton në vitin 2011.
“Të fitosh çdo lloj kampionati është e vështirë, por ta mbyllësh atë pa asnjë humbje është tmerrësisht e vështirë. Cila është më vështirë, të fitosh Ligën e Kampioneve, apo të mbyllësh kampionatin i pamposhtur? Unë mendoj se është të mbyllësh kampionatin i pamposhtur”, tha trajneri i londinezëve.
Në Angli, e vetmja skuadër që ka arritur ta bëjë një gjë të tillë ka qenë Arsenali në sezonin 2003-2004, ku fitoi titullin kampion me një rekord të pabesueshëm prej 26 fitoresh e 12 barazimesh. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »