|
|
Thursday, 29 November 2012 09:27 David Vija ka çuar në 301 numrin e golave të shënuar në karrierën e tij si profesionist, falë dy golave të shënuar në suksesin 3-1 të Barcelonës në ndeshjen e kthimit të Kupës së Mbretit ndaj Deportivo Alavesh.
30 vjeçari ka arritur të kthehet përsëri pranë formës së tij më të mirë, duke lënë pas dëmtimin që i kushtoi 9 muaj larg fushave të futbollit, pasi theu këmbën në dhjetorin e kaluar, ndërsa tani ka arritur shifrën e 39 golave për Barcelonën, skuadër të cilës iu bashkua në fillimin e sezonit 2010-2011 nga Valencia.
Të 301 golat si profesionist të “El Guahe” kanë ardhur me fanellën e Sporting Gijon, Saragoza, Valencia, Barcelona dhe kombëtares të Spanjës, ku me këtë të fundit ai është afirmuar si një prej golashënuesve më të mirë në qarkullim në futbollin botëror. (LajmeShqip.com)
GOLAT E DAVID VIJA
Sipas ekipeve:
Kombëtarja: 53
Sporting Gijon: 41
Saragoza: 38
Valencia: 129
Barcelona: 39
Sipas turneve:
Primera Division: 166
Segunda Division: 38
Kombëtare: 53
Liga e Kampioneve: 15
Kupa e Mbretit: 14
Superkupa e Spanjës: 2
Kupa UEFA: 11
Kupa Intertoto: 1
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »