Ish-futbollisti i përfaqësueses franceze, Patrik Vieira, ka folur fjalët më të mira për atë që të gjithë e cilësojnë si pasardhësin e tij, të riun e talentuar të Juventusit Pol Pogba, por mendon se mesfushori është më i mirë se ai kur ishte 20 vjeç.
“Ai është tani një lojtar më i mirë sesa unë në të njëjtën moshë. Vetëm koha do të tregojë se si do të rrjedhin gjërat në karrierën e tij, por unë mendoj se ai ka para një karrierë të madhe”, tha Vieira për “RMC”.
“Mendoj se ai mund të bëhet mesfushori i madh i radhës për Francën. Ai është gjithmonë i qetë dhe shumë teknik. Ai ka edhe një gjuajtje më të mirë nga sa e kisha unë ndaj do të shënojë shumë gola”.
“Ai po bën që tani diferencën te Juventusi në një moshë kaq të re. Kur unë isha në atë moshë, luajta vetëm 5 ndeshje në të gjithë sezonin me fanellën e Milanit”, deklaroi Vieira, duke kujtuar se Pogba ka luajtur 24 ndeshje duke shënuar 5 gola vetëm në kampionatin italian. (LajmeShqip.com)
Thursday, 18 April 2013 20:02