“Ne duhet të përfitoj nga kjo mundësi. Në qofte se e mbyllim ketë sezon, pa trofeun e Champions Leagues, ne nuk do te jemi të kënaqur me veten tonë. Që të arrijmë ketë sukses, duhet të punojmë shumë, dhe un mendoj se ne kemi lojtar me përvojë në ekip, lojtar të pjekur. Ne jemi gati.” tha Vidic.
“Ne jemi ne dijeni se sulmi i Barcelonës ka ndryshuar, nga ai i vitit 2009. Por edhe David Villa me Pedron kryejnë të njëjtat detyra, si Eto’o dhe Henry. Rendësi ka puna e ekipit tonë, loja që do të bëjmë. E rëndësishme është që të luajmë si një ekip, dhe jo në mënyre individuale. Manchester United nuk varet vetëm nga një lojtar. Ne jemi të gjithë të njëjtë, dhe do mundohemi te kryejmë siç duhet udhëzimet e trajnerit. Ne kemi një shans shumë të mirë, që ta fitojmë Champions Leaguen.” tha ai.
Mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand, është i bindur se skuadra e tij do të arrijë ta ndalë futbollistin më të mirë në planet, Lionel Messin, në finalen e madhe të së shtunës. Madje Rio do të preferonte të kishte në ekip Ronaldon para Messit.
“Nuk ka shumë fjalë për ta përshkruar vogëlushin (Messin). Numri i golave të shënuar këtë sezon është fenomenal. Ai ka shënuar më shumë se 50 gola dhe është ende prapa Ronaldos. Por, unë do të zgjedhja në ekipin tim Ronaldon para Messit. Kjo është ndoshta për shkak se ndoshta kam luajtur me të dhe mendoj se ai i përshtatet më shumë futbollit anglez”.
“Messi është lojtar i madh, që mund të bëjë gjëra të jashtëzakonshme. Por, besoj se mund t’ia dalim që ta ndalim dhe jam i bindur në fitore. Këtë herë dua të kënaqem me pushimet dhe kjo do të ndodhë vetëm nëse do ta shoh trofeun në duart e mia”, potencoi Rio për The Sun.
Mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, beson se dy ekipet më të mira në Evropë ia kanë dalur të kualifikohen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
“Nuk ka dyshime se dy ekipet më të mira janë në finale. Barcelona është ultimative. Ata po luajnë ashtu sikurse të gjithë të tjerët do të dëshironin të luanin”.
“Por, futbolli ynë di të jetë herë-herë më i mirë se i tyre. Edhe jemi cilësorë. Të dyja ekipet duan të sulmjonë dhe të shënojnë gola, kështu që nuk mendoj se do të mund të kërkonim një finale më të madhe dhe më të mirë”, u shpreh Scholes për Sky Sports.
Saturday, 28 May 2011 09:30