Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin anglez, pasi që trajneri i Swindonit, Di Canio, e ka sulmuar sulmuesin e tij ,Leon Clarke, pasi skuadra e tij humbi në shtëpi 3-1 nga Southampton në Carling Cup.
Italiani, i cili dikur e shtyu arbirtin Paul Alcocki, kur luante për Sheffieldin, duhej të largohej nga Clarke nga administratorët dhe anëtarët e ekipit Swindon.
Di Canio nuk pranoi të flasë pas incidentit, por, çuditërisht, kryetari Jeremy Wray deklaroi se menaxheri i tij ishte duke u përpjekur për të shpërndarë një zënkë në mes të Clarke dhe personelit mjekësor të Swindonit.
Wray këmbënguli se Di Canio nuk do të hiqet: “Është e qartë se ka pasur një incident dhe do të ishte gabim për t’ia shpërndarë fajin dikujt tjetër, derisa ne i kemi të gjitha faktet në dorën tonë.”
“Leon dhe trajneri palestrës folën pas ndeshjes. Leon erdhi në fushë dhe Paolo ishte i ndërgjegjshëm, këto gjëra duhet të bëhen me dyer të mbyllura dhe ne u përpoqëm për ta marrë atë në tunel.”
“Ka pasur një keqkuptim me lojtarin në tunel. Ai ishte në një situatë ku të gjitha gjërat shpërthyen shumë shpejt, ka pasur zhgënjim në të dyja anët, tërë çështja është e parëndësishme, por askush nuk u përgjigj në mënyrë të drejtë.”
Ish-lojtari i QPR-së ka refuzuar të shkojë në dhomën e veshjes dhe shkoi në shtëpinë e tij.
Wray tha: “Nëse do të ishte një çështje me dikë tjetër, përveç Paolos, ne nuk do të kishim diskutuar, kjo është e padrejtë, njerëzit nuk duhet të reflektojnë mbi të dhe ky nuk duhet të reflektojë mbi pozicionin e tij.”
“Paolo ishte frustruar në publik, ai e ndjen që një nga lojtarët e ka ulur atë poshtë.” (LajmeShqip.com)
Thursday, 01 September 2011 20:31