Këtë javë Arturo Vidal luan me Leverkusenin për vendin e dytë, duke pasur si rival direkt Bayernin, por pas kësaj, ai do të bëjë me dije që sezonin e ardhshëm do te luajë për Bayernin?
Jupp Heynckes, dëshiron që kilianin ta marrë me vete në Munich. Trajneri iu sygjeron shefave të Bayernit ta marrin mesfushorin e talentuar. Ai e sheh atë si partner perfekt të Schweinsteigerit në mesfushën defensive.
Edhe Kiliani përkundër kontratës se tij deri me 2012, dëshiron të largohet nga klubi. Por se ku, do ta tregojë pas javës së 34.
Pyetja mbetet se a do ta bëjë me dije Vidali kalimin e tij tek Bayerni?
Se a është e mundur kjo gjë, është përgjigjur Christian Nerlinger, duke thënë: “Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, pa dyshim!”
Tuesday, 10 May 2011 17:03