Kualifikimi i Arsenalit për sezonin e 16-të radhazi në Ligën e Kampioneve ka bërë që trajneri Arsen Venger t’u bëjë një premtim shumë të rëndësishëm tifozëve të skuadrës, atë të ndërhyrjes fuqishëm në merkato. Trajneri francez dhe klubi londinez janë kritikuar shpesh se vetëm shesin lojtarë cilësorë, pa shpenzuar në merkato, por pritet që këtë radhë kjo tendencë të ndryshojë.
“Tre muajt e fundit ishin një trampolinë për sezonin e ardhshëm. Duhet të transferojmë besimin e këtyre muajve në fillimin e sezonit të ardhshëm, na duhet qëndrueshmëri dhe të përforcohemi. Por nuk kemi vendosur ende nëse do të shpenzojmë shumë për një lojtar të vetëm apo do të blejmë shumë lojtarë”, tha ai.
“Ne duam që të afrojmë lojtarë, rro duke ruajtur strukturën dhe shpirtin e kësaj skuadre. Të mos harrojmë se ka shumë klube që kanë shumë para por jo edhe aq talent sa për t’u përforcuar në të gjithë repartet”.
“Ne duam të fitojmë trofe, por fillimisht kemi treguar qëndrueshmërinë për të luajtur në Ligën e Kampioneve. Duhet të jesh shumë i veçantë që të luash me ekipet më të mira në Evropë, dhe është më e lehtë të afrosh lojtarë cilësorë kur luan në atë turne”, deklaroi trajneri francez. (LajmeShqip.com)
Monday, 20 May 2013 11:30