Futbollisti maqedonas Aleksandar Pandovski (23) ka ndërruar jetë sot në spitalin e Shkupit.
Kjo ka ndodhur pas aksidentit të rëndë të komunikacionit që ndodhi katër ditë më parë. Ai, më 4 gusht, u pranua në spital me në gjendje shumë të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur pasi makina e tipit “golf” në të cilën ka qenë Pandovski dhe babai i tij, e ka humbur kontrollin dhe me shpejtësi prej 100 kilometra në orë është përplasur në shtyllën e një pompe të benzinës në dalje të Shkupit.
Aleksandar Pandovski është ish-futbollist i Vardarit, luajti edhe për kampionin aktual Rabotniçki, ndërs angazhimin e fundit e kishte te skuadra e Euromilk.
Saturday, 08 August 2015 16:05