Bayern Munich është ekipi i fundit, i cili i bashkohet garës për mbrojtësin Raphael Varane.
Raphael Varane mund të jetë në rrugën e tij për t’u larguar nga Ligue 1 në fund të sezonit, sepse gjigantët bavarezë kanë shprehur interes të jashtëzakonshëm për të.
Bayern Munich ka qenë shumë i ndjeshëm në vijën fundore në këtë sezon dhe është i dëshpëruar, për këtë arsye dëshiron të forcojnë mbrojtjen gjatë afatit kalimtar të verës.
Ata tashmë janë të lidhur me një numër të emrave të profilit të lartë, por drejtori sportiv Christian Nerlinger është duke vëzhguar nga afër ecurinë e 17-vjeçarit, Varane.
Varane është një produkt i akademisë së Lens dhe debutimin e tij zyrtar e bëri në nëntor te vitit 2010, lojtari paraqitet edhe për kombëtaren U-21 të Francës dhe ka bërë paraqitje mbresëlënëse, të cilat klubi bavarez i ka vënë re.
17-vjeçari më parë ka qenë i lidhur me një transferim te klube si Arsenal, Chelsea dhe Manchester United, por Bayern tani duket se është në avantazh për t’i siguruar shërbimet e tij.
Tuesday, 05 April 2011 12:30