Pas 8 viteve pa iu gëzuar sukseseve madhore me Arsenalin, Robin Van Persi më në fund ka arritur të marrë trofeun e shumëpritur kampion me fanellën e Mançester Junajtid. Por holandezi ka zbuluar se është po aq i uritur për të vazhduar rrugën e sukseseve, me shpresën që në vitin e ardhshëm të mund të fitojë 6 trofe të ndryshëm.
“Kam pritur kaq shumë për një gjë të tillë, ky është fillimi i realizimit të ëndrrës për një profesionist. Kjo ishte arsyeja pse sakrifikova kaq shumë për të ardhur te Mançester Junajtid. Ndoqa një ëndërr dhe më në fund ajo u plotësua. Më në fund arrita të fitoja një titull në një nga kampionatet më të vështira në botë”, u shpreh holandezi.
“Tani është e thejshtë, dua të fitoj sa më tepër që të jetë e mundur, dua të fitoj gjithçka. Vitin tjetër do të përqendrohem në kampionat, Kupën FA, Ligën e Kampioneve, Kupën e Ligës, Superkupën dhe sigurisht Kupën e Botës me Holandën. Blerje të reja? Sa më shumë lojtarë cilësorë të jenë, aq më mirë është. Kam besim të plotë të vendimet e trajnerit Ferguson”, ishte deklarata e sulmuesit që sot do të kthehet për herë të parë si kundërshtar në ish-stadiumin e tij të Arsenalit. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 April 2013 12:08