Gazeta “El Mundo Deportivo”, e cila është një nga mediat që ka më shumë lidhje me skuadrën e Barcelonës, ka bërë të ditur se katalanasit po shqyrtojnë mundësinë e afrimit të Robin Van Persi gjatë merkatos verore.
Ashtu si në çdo sezon tjetër, Barcelona kërkon një përforcim, kryesisht në repartin e avancuar dhe Van Persi do të ishte një zgjidhje ideale, duke parë se edhe vetë futbollisti nuk dot ishte kundër kalimit në Spanjë.
Holandezi ka një miqësi të ngushtë me Çesk Fabregas dhe ka parë se si brenda pak muajve, ky i fundit ka fituar tre trofe, të cilët te Arsenali mungojnë prej shumë kohësh. Për këtë arse, ai nuk është ulur ende të bisedojë për zgjatjen e kontratës së tij e cila përfundon në vitin 2013.
Arsenali do të ishte gati ta shiste atë nëse nuk siguron rinovimin, për të mos rrezikuar ta humbë atë me parametër zero një vit më vonë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 31 January 2012 11:47