Trajneri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka deklaruar se skuadra e tij duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pas fitores 3 me 2 si mysafir i Southamptonit.
Holandezi ka lavdëruar sulmuesin e tij të ri Anthony Martial, që realizoi dy gola, por menjëherë ka shtuar se ai është i ri dhe duhet të qëndrojë i qetë.
“Ishte fitore shumë e rëndësishme pas takimit me PSV-në. Më duhet të komplimentoj lojtarët e mi”, ka thënë ai për BBC Sport, transmeton koha.net. “Anthony Martial është i veçantë sepse kemi paguar shumë për të. Shumë njerëz mendojnë se ai është yll, por akoma është vetëm 19 vjeçar. Në tri ndeshje ai ka treguar shumë. Jam shumë i lumtur me të, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.
Martial kishte realizuar një herë edhe javën e kaluar kundër Liverpoolit.
Monday, 21 September 2015 18:27