Louis van Gaal, ka thënë se ndryshimet në ekip gjatë verës kanë ndikuar në rritjen e performancës së ekipit.
Van Gaal beson se lojtarët e larguar dhe transferimet e bëra gjatë verës janë arsyeja e formës së mirë të United.
“Ju keni nevojë për fat, por balanci ekipit është më i mirë se sa sezonin e kaluar”, ka thënë 64 vjeçari.
“Për shkak të kësaj ne duhet t’i fitojmë lojët”
“Duhet të përmirësohemi çdo javë. Po, unë nuk shoh përmirësim çdo javë mirëpo e vërej që jemi ekip më i mirë”, ka vazhduar Van Gaal.
“Bëjë rotacion më shumë tash sepse mundem. Vitin e kaluar nuk e kisha balancin”.
“I kam larguar 20-25 lojtarë, kështu që është një ekip i ri”.
Monday, 28 September 2015 12:36