Mesfushori i PSV Einthoven, Mark Van Bomel, beson se Lionel Mesi do ta kishte shumë të vështirë të shkëlqente në kampionatin italian, mendim të cilin e ndan edhe me shumë ish-shokë të skuadrës te Milani, të cilët e vërtetuan përsëri se mund të ndalin argjentinasin.
Mesfushori luajti në sezonin 2010-2011 në radhët e skuadrës italiane dhe tregoi se bashkë me shumë futbollistë kuqezinj, beson se Mesi do ta kishte të vështirë të shënonte 30 gola në një sezon në Serinë A.
“Treçereku i lojtarëve te Milani mendojnë se ai do të shënonte më pak se 30 gola në një kampionat”, tha Van Bomel për “Algemeen Dagblad”. “Këtu përfshihem edhe unë. Seria A është një futboll krejtësisht i ndryshëm. Aty mund të neutralizosh kundërshtarin si në asnjë kampionat tjetër”.
“Nuk është koincidencë që Mesi shënoi golin e tij të parë kundër një skuadre italiane vetëm vitin e kaluar”, tha mesfushori holandez që ka një të kaluar edhe në radhët e Barcelonës.
“Te Barcelona kalova një sezon të shkëlqyer por ajo që ndjeva te Milani ishte e jashtëzakonshme. Ndoshta edhe për mënyrën se si shkova te ai klub. Mua më transferuan si një emër i madh i futbollit. Atje arrita të shpreh të gjitha vlerat e mia, si njeri dhe si futbollist, ndaj ia kam kaluar në mënyrën më të shkëlqyer të mundshme”, tha Van Bomel për eksperiencën e tij te të dy skuadrat. (LajmeShqip.com)
Friday, 22 February 2013 10:07