Skuadra e Valencias e ka nisur këtë garë shumë mirë, pasi e mposhti skuadrën e Santanderit me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ishte R. Soldado ai i cili në minutën e 1’ shënoi për rezultatin 1-0, mirëpo mysafirët u kundërpërgjigjen pesë minuta më vonë, me anë të të njëjtit lojtar, i cili shënoi autogol, për t’i barazuar shifrat në 1-1.
Mirëpo, mysafirët nuk u dorëzuan, pasi që në minutën e 14’ ishte L. Acosta ai që kaloi në epërsi në 2-1 në të mirë të Santander. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Më të filluar pjesa e dytë, mysafirët në minutën e 56’ e ngritën epërsinë në 1-3 me anë të A. Gonzalez, mirëpo Valencia u kundërpërgjigj me anë të A. Rami në minutën e 57’, ndërsa për t’i barazuar forcat është kujdesur R. Soldado në minutën e 88’, dhe po i njëjti lojtar shënoj për 4-3 në të mirë të Valencias, në minutën e 90’, kur i dha edhe fitoren e parë në La Ligë skuadrës së tij.
Rezultatet e ndeshjeve në La Liga:
19:00 Sporting Gijon 1 – 2 Real Sociedad
21:00 Valencia 4 – 3 Racing Santander
23:00 Granada 0 – 1 Real Betis
Ndeshjet tjera që do të zhvillohen sot:
13:00 Atletico Madrid – Osasuna
17:00 Athletic Bilbao – Rayo Vallecano
19:00 Getafe – Levante
19:00 Mallorca – Espanyol
21:00 Zaragoza – Real Madrid
23:00 Sevilla – Malaga
29 gusht 2011:
22:00 Barcelona – Villarreal
Portali LajmeShqip.com do t’ua sjellë rezultatet e ndeshjeve më të përfunduar ndeshjet. (LajmeShqip.com)
Sunday, 28 August 2011 14:13